11:12 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hamilton fiton garën në Japoni, pranë titullit të pestë

Lewis Hamilton është shumë pranë titullit të pestë të kampionit pas një fitore në garën për Çmimin e Madh të Japonisë.

Hamiltoni i Mercedesit dominoi ndaj rivalit për titull, Sebastian Vettel në garën e sotme.

Vettel ishte i mbyllur nga Max Verstappen kur tentoi të kalonte për vendin e tretë, por në fund mbeti i gjashti, transmeton IndeksOnline.

Rezultati nënkupton se Vetteli i Ferrarit është 67 pikë mbrapa Hamiltonit.

Britaniku do ta fitojë titullin në Çmimin e Madh të SHBA-ve, në Teksas, nëse Mercedesi i kalon dy garat e ardhshme me sukses./IndeksOnline/

Japanese Grand Prix result: 1st Hamilton, 2nd Bottas, 3rd Verstappen