16:38 / E Hënë, 15 Tetor 2018 / indeksADMonline

Hamilton më i kompletuar në sezonet e kaluara

Shefi i Mercedesit të Lewis Hamilton, thotë se piloti britanik është duke i zhvilluar garat në nivelet më të larta duke qenë afër titullit të pestë të kampionit në Formula 1.

Toto Wolff thotë se Hamilton ishte më i kompletuar se më parë.

”Hamilton është duke treguar paraqitje mbresëlënëse në pistë dhe e ka sfiduar gjithë ekipin të garojë në nivele të njejta”, tha Wolff, transmeton IndeksOnline.

Hamilton do të dekorohet me titullin e kampionit të dielën në garën për Çmimin e Madh të SHBA-ve nëse ai fiton dhe Sebastian Vettel do të mbetet i dyti.

Edhe nëse Hamilton nuk triumfon në Amerikë, ai do të shpallej kampion nëse mbetet me një diferencë prej tetë pikësh nga piloti i Ferrarit.

Hamilton ka triumfuar në 6 prej 7 garave të fundit dhe këtë fundjavë i futet garës me një epërsi prej 67 pikësh./IndeksOnline/