14:04 / E Hënë, 27 Gusht 2018 / indeksADMonline

Haradinaj dëgjon këshillën e Ramës, largon kravatën në Durrës

Kryeministrat e Ballkanit zhvilluan sot një takim joformal në Durrës.

Edhe pse disa prej tyre munguan, takimi u zhvillua dhe më pas u mbajt edhe një konferencë për media.

Por në momentin e arritjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në Durrës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i dha një këshillë atij, ta heqë kravatën.

Rama i cili për vete kishte mbathur sërish atlete kërkoi qetë heqjen e kravatës, gjë të cilën Haradinaj e bëri më pas, transmeton Indeksonline.

Kjo vërehet në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Facebook nga vetë kryeministri Haradinaj, e ku vërehet qartë mungesa e kravatës.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Gjatë konferencës së përbashkët për media në kuadër të takimit joformal në Durrës, nënvizova se Kosova i ka kufijtë e vet të përcaktuar qartë me Serbinë. Ne i respektojmë këta kufij dhe nuk mendojmë që duhet ndonjë kreativitet i ri në dizajnim të tyre.

RH

​​Rama-Haradinajt: Heqë kravatën