15:38 / E Diele, 10 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj: E habitshme mosmarrja pjesë e deputetëve në votimin e buxhetit

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, ku në lexim të parë u arrit votimi i buxhetit për vitin 2018, është deklaruar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast ka theksuar se se tashmë është  bërë votimi i buxhetit në lexim të parë nga deputetët dhe që sipas tij me siguri do të ketë amendamente deri në lexim të dytë.

“Ishte vazhdim i seancës të ligjit të buxhetit. Leximi i parë dhe vota sot. Deputetët  e votuan ligjin për buxhetin në lexim të parë. Me siguri do të ketë amandamente në lexim të dytë. Nëse janë propozime në shërbim të qytetarëve do t’i marrim parasysh”, ka shtuar ai.

Sipas tij nuk ka rëndësi pozicioni i deputetëve sepse sipas tij buxheti është në shërbim të qytetarëve, dhe si i tillë duhet të shihet.

“Në komisione ka marrë pjesë edhe ndonjë deputetë i opozitës, pra nuk ka lidhje me pozicione por nëse janë propozime në shërbim të qytetarëve, pse jo”, ka thënë Haradinaj, shkruan Indeksonline.

“Ndarja është pozitë opozitë po shihet nuk është diçka e habitshme. Kam pritur nga deputet që megjithatë përderisa  buxheti siguron vazhdimësi institucionale, siguron buxhet edhe për mësuesit, mjekët, policët, kategoritë e lirisë dhe gjithë të tjerët dhe është e habitshme diferenca e deputetëve, si po si jo, po mosmarrja pjesë është vërtetë e habitshme”, ka përfunduar Haradinaj.

Duhet shtuar që seanca e sotme për Buxhetin e Shtetit ku 64 nga deputetët sa kanë votuar, 62 prej tyre ishin pro buxhetit kurse dy të tjerë kundër.

Edhe pse ishin të pranishëm në seancë, opozita nuk ka marrë pjesë në votim, duke mos përdorur fare votën e tyre, kundër apo abstenim./Indeksonline/