18:25 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Haradinaj nuk heziton të bëjë ‘gëzuar’ me një vajzë të vogël në Katedrale (Video)

Përderisa po mbahet pritja solemne e Krishtlindjeve në Katedralen ‘Nëna Terezë’ në Prishtinë, i pranishëm është kryeministri i vendit , Ramush Haradinaj bashkë me gruan e tij, Anita Muçaj-Haradinaj.

Haradinaj si kryeministër por edhe si fytyrë publike njihet të jetë shumë i drejtpërdrejtë me të gjithë, madje këtë herë një kontakt shumë të afër dhe të këndshëm pati me një vajzë të vogël me të cilën nuk ngurroi të bëjë gëzuar, shkruan Indeksonline.

Në një video të siguruar nga Indeksonline, Haradinaj shihet teksa bën ‘gëzuar’ me vajzën në fjalë./Indeksonline/