17:38 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Hasani: Bashkë me Haradinajn do të realizojmë top prioritetet tona (Foto)

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka dhënë detaje për mbledhjen e radhës të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se bashkë me kryeministrin Haradinaj do të përmbushin të gjitha prioritetet e tyre, shkruan Indeksonline.

Ja postimi i plotë i Hasanit:

Sot e mbajtëm mbledhjen e tetë me radhë, ndërsa të parën për këtë mandat qeverisës të Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.

Bashkë me kryeministrin Ramush Haradinaj treguam përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës që gjatë mandatit tonë do t’i realizojmë top prioritetet tona që janë përmirësimi i mjedisit afarist, mbështetja e prodhimit vendor dhe rritja e punësimit.

Qëllimi i këtij këshilli është që të krijojmë një mekanizëm funksional të dialogut publiko privat, duke punuar për përmirësimin e mjedisit afarist, mbështetjen e prodhimit vendor dhe rritjen e punësimin që janë disa nga top prioritetet e qeverisës

Pas marrjes së mandatit tonë qeverisës kemi dërguar në Qeveri e Kuvend disa ligje shumë të rëndësishme të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në mjedisin e të bërit biznes, mbështetjen e prodhuesit vendor, dhe rregullimin e tregut të brendshëm në vendin tonë.

Unë si koordinator i këtij këshilli kërkojë mbështetjen e të gjithë akterëve në mënyrë që të zhvillojmë objektivat e Qeverisë së Republikës së Kosovës.