14:00 / E Mërkurë, 01 Gusht 2018 / indeksADMonline

Hidhet shorti për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll – dy derbi në javën e parë

Në kuadër të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll, sot është hedhur shorti i ndeshjeve.

Në fillim të sezonit, 2018/19, do të zhvillohen dy ndeshje të jashtëzakonshme, shkruan IndeksOnline.

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli do të përballet me Trepçën’89, pra do të jetë një përballje ndërmjet dy ish-kampionve.

Ndeshje tjetër interesante pritet të zhvillohet ndërmjet Prishtinë dhe Gjilanit. E keqja e kësaj është se ndeshja do të zhvillohet pa praninë e tifozëve, pasi që Prishtina e ka terrenin e pezulluar.

Kurse, kampioni i Kosovës, Drita do ta fillojë sezonin e ri ndaj KEK-ut, teksa Llapi me Drenicën.

Java e parë:

Feronikeli – Trepça ’89

Prishtina – Gjilani

Drita – KEKu

Liria – Ballkani

Llapi – Drenica

Flamurtari – Ferizaj./IndeksOnline/

Image result for feronikeli trepca 89