19:24 / E Enjte, 14 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Higuain, vetëm edhe një gol dhe barazon Conte-n

Gonzalo Higuain do të barazojë Antonio Conte-n dhe Paolo Rossi-n nëse shënon për Juventus-in ndaj Bologna-s të dielën.

Sulmuesi argjentinas ka shënuar 43 gola në 77 ndeshje që kur iu bashkua Zonjës së Vjetër nga Napoli në verën e 2016.

Për momentin ai renditjet i 40-i në listën e golashënuesve të Juve-s, por ai mund të barazojë dy legjendat e klubit këtë fundjavë.

Conte, i cili aktualisht është trajneri i Chelsea-t, ka shënuar 44 gola në 419 ndeshje në rolin e mesfushorit defensiv, një shifër që e ka arritur në 13 sezone.

Rossi ka arritur të shënojë aq gola në më pak ndeshje, me heroin e Kupës së Botës në 1982 që ka shënuar 44 gola brenda gjashtë sezoneve në 139 ndeshje.

Lojtari që ka shënuar më shumë për Juve-n është Alessandro Del Piero me 289 gola, 110 më shumë se vendi i dytë Boniperti.