10:23 / E Diele, 30 Shtator 2018 / indeksADMonline

Historiku i ndeshjeve të pasluftës mes Dritës dhe Gjilanit

Sot (e diel) zhvillohet derbi numër 27-të kampional pas luftës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës dhe i 33-ti në të gjitha garat.

Kampionët në fuqi të Kosovës janë diçka më të mirë në statistika se rivalët lokalë, derisa i superojnë edhe në ndeshje kampionale, por edhe në atë të Kupës.

Në 26 derbi kampional është ekipi i Dritës që regjistron nëntë fitore, po aq herë janë ndarë baras, ndërkohë 8 duele i kanë takuar Gjilanit.

Rezultati më i lartë i arritur ndonjëherë në derbi mbetet ai i edicionit 2002/03 kur Drita në edicionin pranveror dy javë para fundit të kampionatit e kishte mposhtur Gjilanin me rezultat bindës 1-6, shkruan Telegrafi, transmeton IndeksOnline.

Duhet cekur se në atë përballje ekipi i Gjilanit është paraqitur me skuadrën e Juniorëve.

1999/00: Gjilani-Drita 0-3 dhe Drita-Gjilani 3-1;
2000/01: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 3-0 (rez. zyrtar pasi Drita nuk pranoi të luaj);
2001/02: Gjilani-Drita 0-1 dhe Drita-Gjilani 3-0;
2002/03: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani-Drita 1-6;
2003/04: nuk u luajt derbi, Gjilani bojkotoi Superligën;
2004/05: nuk u luajt derbi, Gjilani ishte në ligen e parë;
2005/06 dhe 2006/07: nuk luajt derbi, Drita luajti në ligën e parë;
2007/08: Drita-Gjilani 1-1 dhe Gjilani-Drita 2-0;
2008/09: Gjilani-Drita 2-1 dhe Drita-Gjilani 1-3;
2009/10: nuk u luajt derbi, Drita luajti në ligen e parë;
2010/11: Drita-Gjilani 0-0 dhe Gjilani -Drita 0-0 (hera e parë që derbi u luajt në Ligën e Parë).
2011/12: Gjilani – Drita 0-1, Drita-Gjilani 2-0 dhe Drita-Gjilani 1-2…
2012/13: nuk u luajt derbi, Gjilani luajti në ligen e parë;
2013/14: nuk u luajt derbi, Gjilani luajti ne ligen e parë;
2014/15: nuk u luajt derbi, Gjilani luajti ne ligen e parë;
2015/16: Drita – Gjilani 0-3, Gjilani – Drita 0-2, Drita – Gjilani 0-1
2016/17: Drita – Gjilani 0-1, Gjilani – Drita 1-1, Gjilani – Drita 0-1
2017/18: Drita – Gjilani 1-1, Gjilani – Drita 0-0, Gjilani – Drita 1-1.

Statistikat e 26 derbive kampional të pasluftës

Drita: 9 fitore
Gjilani: 8 fitore
Barazime: 9 ndeshje

1999/00: Gjysmëfinalja:

Drita-Gjilani 1:0
Gjilani-Drita 2:1 (u regjistrua me rezultat zyrtar 3:0 për Gjilanin, pasi që Drita lëshoi fushën e pakënaqur me referim)

2000/01: Finalja:

Gjilani-Drita 6:7 (koha e rregullt 1:1, pas penalltive 5:6 për Dritën, e cila fiton trofeun e Kupës)

2001/02: Gjysmëfinalja:

Gjilani-Drita 1:0
Drita-Gjilani 2:1

2007/08: 1/8 e finales:

Drita-Gjilani 1:0

2013/14: Çerekfinalja e Kupës

Gjilani 1-3 Drita

Statistikat e shtatë derbive në garat e Kupës

Drita: 5 fitore
Gjilani: 2 fitore

Statistikat e përgjithshme të 32 derbive të pasluftës

Drita: 14 fitore
Gjilani:10 fitore(prej tyre, dy me rezultat zyrtar)
Barazime: 8 ndeshje
Golvarazhi nga 32 derbi të pasluftës

Drita: shënoi 48 gola(minus një gol i hequr me rezultat zyrtar)
Gjilani: shënoi 39 gola(prej tyre, 6 të dhëna nga rezultatet zyrtare).

 

Temat: