12:11 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Hitzfeld: Do t’ia besoja Granitin edhe Barcelonës

Qershor 2011. Është koha kur dhanë dorëheqje veterani Alex Frei dhe Marcoo Streller. Zvicra është në Londër për kualifikimet e Kampionatit Evropian kundër kreut të grupit Anglinë.

Trajneri Ottmar Hitzfeld u deklarua në atë kohë për angazhimin e lojtarit të vetëm 18-vjecar, Granit Xhaka: Ai ka shanse, është shumë i fortë në trajnime. Për mua, nuk ka të bëjë nëse një lojtar është i ri apo i vjetër, por nëse ka potencialin për të luajtur në skuadër.

Më 4 qershor 2011 Hitzfeld lejon fjalët që të ndjekin veprimin. Xhaka luan në një stadim përballë 84,459 mijë tifozëve në Wembley.

Hitzfeld më pastaj tha për Blick: Unë kam qenë i bindur për Granitin, sepse unë kam marrë përshtypje të mira nga stërvitjet. Ai kishte shumë vetbesim dhe biseduam para ndeshjës nëse ai kishte guxim të luantë në Wembley. Ai tha, “Pse jo?” . Ai ishte plotësisht i bindur për veten, kjo ishte e rëndësishme” .

A mund të mund të luaj në një klub të madh si Barcelona? Hitzeld: Arsenali është gjithashtu një klub i madh. Nëse Graniti merr një ofertë, atëherë unë do t’ia besoja atë Barcelonës. Ai është një lojtar shumë dominant dhe distributor i shkëlqyeshëm i topit. /IndeksOnline/

Temat: