22:24 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Holanda e bën për “pesë pare” Portugalinë (Video)

Kombëtarja e Holandës ka shënuar fitore në miqësoren e dytë gjatë muajit mars.

“The Flying Dutchmen” mposhtën kampionët europian, Portugalinë me rezultat të thellë 3 me 0.

Të tre golat u shënuan në pjesën e parë me anë të: Depay, Babel dhe van Dijk.

Me trajnerin e ri, Ronald Koeman, Holanda fitoi një miqësore dhe humbi një (atë kundër Anglisë ditë më parë).

Kujtojmë që Holanda nuk është kualifikuar për në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”, kurse Portugalia po dhe do të jetë në grup me: Spanjën, Marokon dhe Iranin./IndeksOnline/