23:37 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Holanda mposhtë Perunë në ndeshjen lamtumirëse të Sneijder

Memphis Depay shkëlqeu me dy gola në fitoren, 2-1 të Holandës ndaj Perusë në një miqësore, e cila ishte lamtumirëse për Wesley Sneijder.

Ndeshja në fjalë ishte e 134-ta për Sneijder, 34-vjeçarin, i cili ka luajtur në skuadra si Real Madrid, Inter dhe Ajax.

Kjo ndeshje gjithashtu ishte një nxemje për ”Tulipanët” para debutimit në Ligën e Kombeve të dielën ndaj Francës në ”Saint-Denis”, transmeton IndeksOnline.

Holandezët u treguan të dobët në pjesën e parë, ku Pedro Aquino kërceu mbi Daley Blind pas ekzekutimit të kornerit për t’ja dhënë epërsinë Holandës pas 13 minutash lojë.

Depay barazoi shifrat pas një ore lojë, ku Frenkie De Jong i cili debutoi për Kombëtaren holandeze, dhuroi një pasim perfekt drejt sulmuesit të Lyonit.

Sneijder u zëvendësua menjëherë pas golit, duke i përqafuar të gjithë bashkëlojtarët dhe u largua nga fusha me brohorimat e tifozëve, ”Faleminderit Wesley” në ”Johan Cruyff Arena”.

”Ka përfunduar, është kryer. Ndeshja ime e fundit, në fanellën e Tulipanëve”, tha Sneijder. ”Gjithçka ka një fund”./IndeksOnline/