23:35 / E Hënë, 29 Tetor 2018 / indeksADMonline

Huliganët serb sulmojnë autobusin kosovar në Serbi

Një autobus nga Kosova është sulmuar para pak minutash nga disa serb në fshatin Krushevc të Serbisë.

Sipas dëshmitarëve, disa huliganë serb kanë sulmuar autobusin në rrugën transit në Serbi, në të cilën po lëvizte autobusi.

Përderisa nuk dihet arsyeja e këtij sulmi që ka ndodhur  mbrëmjen e së hënës, shkruan Indeksonline.

Një qytetarë ka thënë për Indeksonline në kushte anonimiteti se ky nuk është rasti i vetëm që autobusët nga Kosova sulmohen në këtë mënyrë nga huliganizmi serb. I njëjti shprehet se ‘sulme’ të tilla ka pasur disa herë pikërisht në vendin e njëjtë.

Më poshtë Indeksonline ka siguruar disa pamje të këtij sulmi.

Shikoni fotografitë:

/Indeksonline/