75 Mall Live Search
16:34 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Hunda juaj duket tri herë më e madhe në ‘selfie’ se sa është realisht (Foto)

Nëse doni një ‘selfie’ të mirë, me çfarëdo telefoni që e bëni atë, mund të merrni një imazh të kundërt.

Përpos faktit që shumë njerëz duken më mirë para pasqyrës se para aparateve fotografive, është edhe një detaj tjetër i cili pengon realizmin e një ‘selfie’ të përkryer, transmeton Indeksonline.

Pavarësisht se sa në formë është hunda e juaj, telefonat e bëjnë atë të duket më e madhe nëpër fotografi.

Sipas hulumtimeve të fundit, selfie-t e bëjnë hundën tuaj të duket tri herë më e madhe. Pra madhësia e hundës rritet deri në 30% në raport me pjesën tjetër të fytyrës sonë-për shkak të perspektivës.

Presioni për të pasur hundën e përsosur mund të jetë edhe arsyeja pse operacionet e tilla plastike janë rritur 10% çdo vit./Indeksonline/

Temat: