22:09 / E Hënë, 05 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ibrahimovic ”nënçmon” Premier Leaguen – jo të gjithë pajtohemi me të

Ish-sulmuesi i Juventusit, Interit dhe Milanit, Zlatan Ibrahimovic mendon se Premier League është e mbivlerësuar.

Suedezi ka luajtur në të shumtën e karrierës në Serie A, por ka luajtur në Premier League një sezon e gjysmë te Manchester Unitedi.

Më pas, pas largimit nga Manchester Unitedi, Ibrahimovic u transferua në Amerikë, te gjiganti i MLS-s, La Galaxy, transmeton IndeksOnline.

”Unë kam një karrierë të gjatë – kam luajtur në vende të ndryshme dhe në klube të ndryshme”, tha Ibrahimovic për FourFourTwo.

Image result for ibrahimovic man utd

”Njerëzit thonë, ”Ju nuk keni nevojë të shkoni në Angli sepse nëse dështoni atje, njerëzit do t’ju thonë se nuk jeni futbollist i mirë”.

”Të gjithë ishin kundër transferimit tim. Dhe e patë se çfarë bëra? Kjo më motivoi. Më dha adrenalinë”.

”Më pëlqeu Premier League. Isha i motivuar dhe i emocionuar. Ka shumë vëmendje atje, por mendoj se paksa është e mbivlerësuar – kualitetet individuale dhe pjesa teknike”.

”Por, ritmi është i lartë. Madje, edhe nëse ju jeni më i miri dhe nuk mund ta përballoni ritmin, shpejtësin, atëherë mund të dështoni”.

Image result for ibrahimovic

”Jam shumë krenar që shkova te Man Unitedi – ishte klubi i duhur për mua. Jeni me fat që nuk shkova atje 10 vite më parë se mund të bëja më shumë”./IndeksOnline/