IKSHPK-ja thotë se ajri në Prishtinë është i pastër
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se ajri në Prishtinë është i shëndetshëm.
Njoftimi është bërë i ditur në faqën zyrtare të IKSHPK-së në Facebook.
Në postim janë bërë të ditura edhe indeksi i cilësisë dhe parametrat matëse.
Indeksi i cilësisë së ajrit sot është 48, numër që gjendet në parametrat normale dhe pozitive.