08:24 / E Martë, 15 Maj 2018 / indeksADMonline

Iniesta eliminon Australinë, i mbesin vetëm dy opsione!

Ylli i Barcelonës do të largohet përfundimisht nga kjo e fundit.

Barcelona dhe Andres Iniesta para disa dite e konfirmuan vendimin për të ardhmen, transmeton IndeksOnline.

Për spanjollin tani janë dy opsione, Kina dhe Japonia.

34-vjeçari tha mbrëmë se ishte afër marrëveshjes me një klub, por dështoi në momentin e fundit, ndërsa mbetën opsion Superliga kineze dhe J-League.

“Unë duhet të marr një vendim që është një nga më të rëndësishmit. Ka dy opsione – Kina dhe Japonia, secila me rëndësi të veçanta. Ne duhet të vendosim se cila është më e mira. Javën e ardhshme shpresoj se do të jap një përgjigje dhe të përqendrohemi në Kupën e Botës”, ka thënë Iniesta.

Iniesta ka bërë 43 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, dhe ndihmoi Barçën të fitojë La Ligan dhe Copa del Rey./IndeksOnline/