22:43 / E Shtunë, 25 Gusht 2018 / indeksADMonline

Instagram po teston grupe për studentët

Përdoruesit mund t’i shikojnë historitë publike të anëtarëve të grupit dhe t’i dërgojnë mesazhe të drejtpërdrejta nga listat e komunitetit.

Sipas një raporti, Instagram po teston një tipar që grupon përdoruesit në kolegje apo fakultete. Shërbimi është i dedikuar për studentët që aktualisht janë të regjistruar në universitet.

Disa përdorues janë nxitur të bashkohen me komunitetin e tyre të kolegjit për t’u lidhur me studentët e tjerë, gjë që shton përdoruesin në një listë të bazuar sipas klasës.

Bashkimi me grupin lejon përdoruesin të shtojë universitetin dhe vitin e diplomimit në profilin e tij. Përdoruesit mund t’i shikojnë historitë publike të anëtarëve të grupit dhe t’i dërgojnë mesazhe të drejtpërdrejta nga listat e komunitetit.

Verifikimi nuk mbështetet në një adresë e-mail-i .edu ose vendndodhje e kampusit, por në vend të kësaj përdoret informacioni që njerëzit kanë ndarë publikisht për universitetin e tyre, llogaritë që ata ndjekin dhe lidhjet e tjera që ata kanë.

Instagram ka konfirmuar për The Verge se funksioni është në fazën e testimit dhe se ka mjete për të raportuar përdorimin e papërshtatshëm.

Ndërsa më shumë kompani përqendrohen më shumë tek kjo pjesë e shoqërisë, është e qartë se ata do të duhet të marrin masa paraprake shtesë për të mbajtur platformat e tyre të sigurta.

Temat: