16:12 / E Premte, 30 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Instagram shton një veçori të re, mund të ndani histori për shoqërinë e ngushtë

Instagram është duke testuar një veçori të re e quajtur “favorite”. Kjo do të iu lejon që të ndani foto, video, storie, apo biseda me një grup të preferuar apo dëshiruar të njerëzve.

Për të përdorur funksionin e ri, ju mund të merrni një foto, video apo storie të cilin mund ta ndani tek një rreth i ri i gjelbërt me të bardhë dhe të dërgoni aty.

Instagram do t’ju sugjerojë miq në bazë të aktiviteteve që keni në Instagram, dhe më pas ju mund të shtoni shokë të tjerë në bisedë.

Aktualisht ky opsion është duke u testuar, ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë së aplikuari./Indeksonline/

Temat: