15:37 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Integrimi, Hahn: Nuk ka kapërcim fazash për Ballkanin Perëndimor

Procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor nuk ka kapërcim fazash, ka deklaruar eurokomisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn.

Ai ka mbajtur një leksion në Vjenë ku ka folur për strategjinë e Ballkanit Perëndimor, duke pasur parasysh dhe faktin se Austria merr presidencën e radhës të BE në korrik.

“Strategjia e Ballkanit Perëndimor është parë si një dokument i rëndësishëm për të risjellë në agjendë zgjerimin e Bashkimit Evropian. Presidenca austriake është një dritare e rëndësishme mundësish”, ka thënë Hahn.

Në fund të qershorit BE pritet të vendosë për çeljen e negociatave për Shqipërinë.