11:31 / E Enjte, 09 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ipko sponsor gjeneral i FFK-së

Ipko do të jetë mbështetësi kryesor i Federatës së Futbollit të Kosovës në dy vitet e ardhshme.

Superliga e Kosovës tashmë do të quhet “Ipko Superliga e Kosovës” dhe Përfaqësuesja e Kosovës do të sponsorizohet nga Ipko.

Marrëveshja u nënshkrua nga Presidenti i korporatës Robert Terzin dhe kryetari i FFK-së, Agim Aliu, shkruan indeksonline.

Pas kësaj marrëveshje, Terzin është shprehur shumë i lumtur që kompania që ai drejton po ndihmon sportin e në veçanti futbollin e Kosovës.

“Ipko që nga themelimi ka investuar rreth 320 milionë euro. Kemi mbështetur kauza që kanë të bëjnë me fëmijët, shëndetësinë dhe bujqësinë, ku kemi fituar shumë çmime”, tha ndër tjera Terzin.

“Ipko do të jetë sponsor gjeneral i Superligës dhe Përfaqësueses së Kosovës në dy vitet e ardhshme. Kjo ndihmon në zhvillimin e vendit dhe shpresojmë që të rinjtë dhe fëmijët të aktivizohen në futboll, pasi që kjo është arsyeja pse ndihemi të lumtur për këtë bashkëpunim”, shtoi Presidenti i Ipko-s.

Ipko Digitalb do të transmetoj ndeshjet e Superligës, ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë si dhe ligat më të forta në botë, Premierliga, La liga dhe Serie A.

Këtë bashkëpunim e ka përshëndetur edhe numri një i FFk-së, Agim Aliu.

Ai ndjehet i lumtur për këtë bashkëpunim dhe ka falënderuar Ipko-n që do të mbështet Federatën në dy vitet e ardhshme. /IndeksOnline/

 

Temat: