17:39 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

IPKO Superliga e Kosovës: Përfundojnë pjesët e para në katër ndeshje

Kanë përfunduar pjesët e para në javën hapëse në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Sot janë duke u zhvilluar katër ndeshje në elitën e futbollit kosovar, ku në tri prej tyre rezultati është zhbllokuar.

Drita e ka përmbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj KEK-ut me golin e bukur të shënuar nga Endrit Krasniqi.

Ndërsa, derbi lokal mes Lirisë dhe Ballkanit është përmbyllur në këtë fraksion pa gola, transmeton IndeksOnline.

Kurse, ish-kampioni i Kosovës, Feronikeli është në avantazh prej një goli ndaj Ferizajt me golin e shënuar nga Alban Shillova.

Dhe sfida tjetër mes Llapit dhe Drenicës, ku drenicakët janë në epërsi pas golit të shënuar nga Abazi në minutat shtesë./IndeksOnline/