Isa Mustafa: Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut, imperativ i kohës
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka përkujtuar në 19-vjetorin e vrasjes ish-veprimtarin e kësaj partie Enver Maloku, duke thënë se ai kontributi i tij do të përkujtohet përherë.
Postimi i plotë në Facebook:
Enver Maloku jetoi e veproi me nder, me përkushtim dhe me vendosmëri të paepur për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. 19 vjet më parë Enveri u vra pabesisht, por kontributi i tij kolosal për Republikën e Kosovës do të përkujtohet përherë.
Zbardhja e vrasjes së Enver Malokut dhe vrasjeve të tjera politike të veprimtarëve të LDK-së është imperativ i kohës. Lavdi jetës dhe veprës kombëtare të Enver Malokut!./Indeksonline/