20:16 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Isco mungon edhe zyrtarisht, kjo është lista e Real Madridit (Foto)

Skuadra e Real Madridit ka publikuar listën e futbollistëve të cilët do të luajnë kundër Bayern Munchen.

Nesër (e martë), kampioni aktual i Europës, do të luajë ndeshjen e dytë në fazën gjysmëfinale, kundër gjigantit gjerman, shkruan IndeksOnline.

Zinedine Zidane ka publikuar listën e 19’futbollistëve, ku shihet edhe mungesa e Iscos.

Isco vuan nga një lëndim dhe do t’i mungoj skuadrës madrilene për një kohë të shkurtër.

Lajm i mirë për ekipin e Realit është rikthimi i Nachos./IndeksOnline/