20:27 / E Premte, 03 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ish lojtari i Realit bëhet asistent i Lopoteguit (Foto)

Real Madridi edhe zyrtarisht e ka emëruar asistentin e trajnerit të skuadrës. Ish mesfushori i kësaj skuadre, Albert Celades është emëruar asistent i Lopoteguit.

I njëjti ka qenë asistent i të gjitha grupmoshave të reja të Spanjës në vitet e fundit.

Celades dikur ishte fitues i Ligës së Kampionëve me Real Madridin duke fituar kupën e nëntë Evropiane.

Në korrik ai vendosi të largohet nga posti i tij në RFEF pas shkarkimit të Lopetegui para Kupës Botërore në Rusi.

Emri i Celades përmendej edhe si tajner i mundshëm i Spanjës në Botëror, para emërimit të Hierros./Indeksonline/

Temat: