18:10 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Ish-shefi i CIA-s: Ballkani, fuçi e barutit – Lufta e Ftohtë nuk ka mbaruar

Ish-kreu i CIA-s, Stiven Meyer ka thënë se Ballkani gjithmonë ka qenë “fuçi e barutit” në Evropë.

Sipas tij, Lufta e Ftohtë nuk ka mbaruar dhe ajo është aktive akoma në Ballkan.

Pas rënies së BRSS, Perëndimi dhe sidomos Shtetet e Bashkuara kishin mundësi të përkryer për të ndihmuar në krijimin e një sigurie të re politike. Ngjashëm, pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Perëndimi shkatërroi Rusinë dhe i dha asaj një forcë të madhe ndërkombëtare. Ne u thamë rusëve se ata duhej të pranonin modelet perëndimore politike dhe ekonomike. Ne dërguam ‘ekspertë’ në Rusi për të ‘mësuar’ se si të `ndërtonim një vend të lirë demokratik`” shkruan Steven Meyer, ish-zëvendësshefi i CIA-s për Ballkanin.

Meyer ka shkruar rreth ideologjisë së Vladimir Putinit, duke thënë se ai kishte hedhur poshtë normat perëndimore.

“Putin kishte pikëpamje të ndryshme për dallim nga Jelcin dhe hodhi poshtë normat perëndimore dhe dominimi i tyre ishte rezultat i një ndjenje të re ruse. Jo në marksizëm dhe leninizëm, por në vlera thellësisht konservatore dhe ortodokse, Rusia nën Putinin është bërë e zemëruar dhe agresive,” shkruan ai.

Ai gjithashtu foli edhe për Ballkanin, i cili tha se ishte një terren trajnimi për përplasjen e fuqive të mëdha evropiane. Si rezultat, Ballkani për shekuj me radhë ishte një “fuçi baruti” e Europës, edhe pse siguresat ishin vendosur dikund tjetër.

“Lufta e Ftohtë duhej të përfundonte kur Bashkimi Sovjetik u shemb në vitin 1991. Por ajo nuk mbaroi kurrë, dhe ajo është ende aktive në Ballkan”, ka përfunduar Meyer në raportin e tij dhënë për Weekly.