10:02 / E Diele, 17 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ismet Munishi flet pas “aderimit” në Feronikel, merr me vete edhe një futbollist? (Foto)

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi befasoi të gjithë me vendimin e fundit të tij. Ai tashmë nuk është pjesë e Vëllaznimit të Gjakovës, pasi ka nënshkruar marrëveshje me klubin e Feronikelit.

Lajmin e ka konfirmuar për “IndeksOnline” vet ish-trajneri i Dritës, duke mos folur për arsyet e largimit pasi këto tashmë dihen për opinionin.

“Arsya e largimit nga Vëllaznimi? Janë gjëra që tashmë dihen, nuk du me përsëritë. Pse te Feronikeli? Sepse ka një super skuadër dhe besoj fuqishëm te titulli i kampionit në Superligë”, ka thënë Munishi për IndeksOnline.

Skuadra e Feronikelit ka një ekip shumë cilësor, por sigurisht që gjatë mini-afatit dimëror do të “shpërthej” me ndonjë transferim. I pari që i bie në mend Munishit është lojtari i Vëllaznimit, Semir Zeneli.

“Transferimin e parë të skuadra e Feronikelit do ta bëja Semir Zenelin”, shtoi ai.

Munishi edhe më herët kishte njoftuar opinionin se kryesia e Vëllaznimit do të ketë kohë deri më 25 dhjetor për t’i paguar obligimet, megjithatë kjo siç duket nuk ka ndodhur.

Skuadra e re e Ismetit, gjendet në pozitën e katërt me 28 pikë dhe sigurisht se është në garë për titullin kampion./IndeksOnline/