20:31 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Ismet Munishi ka “dy fjalë” për kryetarin e ri të Gjakovës

Ismet Munishi ka uruar Ardian Gjini për zgjedhjen e tij në krye të komunës së Gjakovës, shkruan indeksonline.

Trajneri i Vëllazënimit i ka kërkuar kryetarit të porsazgjedhur që ti përvjel mëngët pasi e pret punë e madhe në Gjakovë.

Ky është postimi i Munishit:

Nuk I perkas asni partie politike, por me gjithë shpirt kam simpatizu per këtë burrë. Jam mundu me qen korrekt gjatë fushates, vetem qe kam rrespekte per tifozët qe kan bindje ndryshe nga unë, nuk e di sa ja kam arrit qellimit. Kam hasur ne provokime te ndryshme nuk kom reagu per hir te korrektesis. Urime Ardian Gjini jamë thelle i bindun që do të jeshë kryetari me i mire I Gjakoves, duke te njoftë ty dhe rethanat konstatova. Gëzuar Ardian pervili manget te pret pune e madhe Gjakova ka shumë nevojë suksese.