18:21 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Italia ende ka gjasa të luaj në Botëror, kjo është mundësia

Mungesa e Italisë në Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi po konsiderohet si më e rënda në futbollin e viteve të fundit, shkruan indeksonline.

Azurët u eliminuan nga Suedia në Play-off, pasi që në ndeshjet e grupeve përfunduan të dytët pas Spanjës.

Mirëpo Italisë i shtohen gjasat që të mund të kualifikohet për në Rusi, kjo nëse dënohet Irani që ka bërë shkelje.

Politika e Iranit ka bërë një ndërhyrje në futboll, ku ka dënuar futbollistin Masoud Shojae për faktin se ka luajtur ndeshjen e Europa Ligës në territorin izraelit.

Shojae është suspenduar nga Kombëtarja për faktin se gjatë kohës kur luante te skuadra greke Panionios ka zhvilluar ndeshjen e Europa Ligës në Izrael kundër Macabi Tel Aviv.

Irani pritet të dënohet nga FIFA, që është e mundshme të suspendohet nga Kupa e Botës në Rusi.

Sipas rregullores së FIFA-së, një skuadër që largohet nga Kupa e Botës, zëvendësohet nga skuadra me renditjen më të lartë, që në këtë rast është Italia. /IndeksOnline/