17:44 / E Diele, 01 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ja cilët meshkuj i preferon Miss World Albania

Joana Grabolli, Miss World Albania 2017, është bërë pjesë e emisionit “Jo vetëm modë” këtë të shtunë. Gjatë një interviste të shkurtër, Joana zbuloi më shumë detaje nga jeta e saj. Pa e fshehur, ajo tregoi se ka kryer një operacion plastik në fytyrë dhe se është pro tyre. Ndërsa për preferencat e meshkujve, Joana rrëfen se i pëlqejnë meshkujt posesivë edhe në fizik, edhe në karakter.

“Mua më pëlqejnë meshkujt posesivë edhe në fizik edhe në karakter.” – thotë ajo duke qeshur. Ndërsa e pyetur për çmendurinë e saj më të madhe, Joana thotë se para disa kohësh, ka tentuar të udhëtojë pa pasaportë, por u kthye dhe mori pasaportën.

Grabolli do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e dytë më të madh të bukurisë në Kinë muajin e ardhshëm./Revistaclass