18:24 / E Hënë, 01 Tetor 2018 / indeksADMonline

Ja pse Messi u la jashtë formacionit startues në ndeshjen e fundit

Në ndeshjen e fundit Barcelona kundër Athletic Bilbaos startoi pa lojtarin e tyre më të mirë, Lionel Messi. Ky veprim i Valverdes zgjoi shumë dyshime, transmeton Indeksonline.

Sipas të përditshmes Don Balon, Valverde nuk e le Messin në bankë rezervë për të pushuar por për ta ndëshkuar atë pasi që Messi kishte refuzuar të shkojë me trajnerin në dark pas humbjes ndaj Leganese.

Kjo bëhet më e besueshme duke parë formën e dobët të Barcelonës në tri ndeshjet e fundit ku nuk ka arritur të fitoj.

Një luftë e Valverdes kundër Messit do të thoshte vetëm një gjë për trajnerin spanjoll, shkarkim./Indeksonline/