17:56 / E Hënë, 10 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Valverde: Luajmë për fitore, por do të jetë e vështirë

Shpresat e Interit për një kualifikim eventual në fazën tjetër të Champions League varen nga Interi.

Trajneri, Ernesto Valverde premton se skuadra e tij do të luajë për fitore, ani pse kjo do të jetë e vështirë.

”Do t’i bëjë disa ndryshime, lojtarët që kanë pasur probleme si Luis Suarez, nuk janë në plan për t’i zhvilluar dy ndeshje me radhë”.

”Kur ta shihni formacionin zyrtar, do ta shihni nëse Messi do të luajë. Interi nuk duhet të shqetësohet për ne, ne duam ta mposhtim Tottenhamin”, u shpreh Valverde.

Tutje, Valverde ka thënë se do të ketë ndryshime në formacionin bazë, pasi që tashmë skuadra e tij është e kualifikuar në rrethin tjetër.

”Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse Tottenhami është një skuadër me fizik të mrekullueshëm, taktika të mira dhe ata duhet të fitojnë për t’u kualifikuar”.

”Ne jemi tashmë të kualifikuar, por në një situatë të tillë u gjendëm edhe sezonin e kaluar ndaj Sporting Lisbonës, ku fituam ndeshjen”, përfundoi Valverde./IndeksOnline/