22:43 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Januzaj deklarohet pas fitores ndaj Anglisë

Adnan Januzaj është deklaruar pas fitores së Belgjikës ndaj Anglisë.

Futbollisti i Real Sociedad, pas ndeshjes tha se ishte i lumtur që shënoi golin e vetëm në këtë përballje, shkruan IndeksOnline.

“E dinim se rezultati përfundimtar do të vinte nga kontributi individual. Ai ka mundur të jetë një nga shokët e mi, por në fund isha unë dhe jam shumë i lumtur”, ka thënë Januzaj.

Anësori që para disa dite deklaroi se e ndien vetën belg, u shpall futbollisti i ndeshjes nga shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA./IndeksOnline/