12:55 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Januzaj tregon arsyen pse nuk festoi me shqiponjë, më në fund përmend edhe Kosovën (Video)

Adnan Januzaj shënoi një gol në fitoren e Belgjikës 1 me 0 ndaj Anglisë në Kupën e Botës.

Januzaj u paraqit për herë të parë për belgët në një ndeshje kaq të rëndësishme sic është Kampionati Botëror, shkruan IndeksOnline.

Në një intervistë, ai u pyet pse nuk festoi njëjtë si Xhaka dhe Shaqiri, pasi edhe ky ka prejardhjen nga Kosova.

“Unë nuk dua ta përziej futbollin me politikën. Unë preferova të festoj me tifozët dhe shokët e mi”, ka thënë Januzaj.

Megjithatë në vazhdimin e intervistës Januzaj e ka pranuar se ka prejardhje nga Kosova.


Në anën tjetër, futbollisti i Real Sociedad thotë se ky ishte një nga golat më të mirë në karrierë.

“Nuk e di mirë se a ishte një nga golat më të mirë në karrierë, por e di se ishte më i rëndësishmi. Unë dua ende të shënoj në këtë Kampionat Botëror. Por, trajner duhet të bëjë vendimet e tij”, shtoi kosovari me pasaportë belge.

Januzaj bëri shaka me gjestin e Michy Batshuayit, cili goditi topin pas shënimit të kosovarit.

“Ai gjithashtu donte të shënonte gol dhe e bëri atë me kokën e tij”, bën shaka anësori.

Kujtojmë që Belgjika ndeshjen e radhës e luan ndaj Japonisë në 1/8 e finales./IndeksOnline/