18:54 / E Diele, 24 Qershor 2018 / indeksADMonline

Japonia dhe Senegali e mbajnë baraz, ndajnë pozitat e para (Video)

Japonia dhe Senegali kanë barazuar 2-2 në ndeshen e xhiros së dytë të grupit H.

Dy përfaqësueset zhvilluan një ndeshje shumë të mirë duke mos u ndalur së sulmuari për 90 minuta, shkruan indeksonline.

Afrikanët kaluan të parët në epërsi me golin e sulmuesit të Liverpoolit, Sadio Mane në minutën e 11-të të ndeshjes.

Samurajët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 34-të me golin e Inuit pas një asisti të bukur nga Nagatomo.

Senegali riktheu rezultatin në minutën e 71-të me një gol të bukur nga Mousa Wague.

Mirëpo japonezët u kundërpërgjigjen shtatë minuta më vonë me anë të Keisuke Hondas, i cili sapo ishte inkuadruar.

Me këtë barazim, Senegali dhe Japonia ndajnë vendin e parë dhe të dytë me nga katër pikë, para ndeshjes Poloni – Kolumbi që zhvillohet në ora 20:00.

Në xhiron e ardhshme, Japonia luan kundër Polonisë, ndërsa Senegali kundër Kolumbisë. /IndeksOnline/