Jemi një!/ Himni i Shqipërisë u këndua edhe nga yjet e Kosovës (Video)
Një atmosferë e jashtëzakonshme “kuqezi” në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih të Zvicrës.
Kombëtarja e Kosovës fitoi bindshëm 3 me 0 ndaj Shqipërisë, në ndeshjen miqësore, shkruan IndeksOnline.
Por, ajo që ra në sytë e çdo tifozi ishte momenti i himnit të Shqipërisë, i cili u këndua edhe nga futbollistët e Kosovës dhe sigurisht nga i tërë stadiumi.
Golat për ekipin e Challandesit i shënuan: Zeneli (2) dhe Zhegrova.
Kosova pritet të luaj edhe një miqësore, por ende nuk është arritur akordi me kundërshtarin. Në anën tjetër, Shqipëria luan ndaj Ukrainës, miqësoren e fundit para Ligës së Kombeve që starton në shtator./IndeksOnline/