14:00 / E Premte, 02 Mars 2018 / indeksADMonline

Jo vetëm Rita, por edhe nëna e saj shfaqet plotë stil (Foto)

Rita Ora jo vetëm që shquhet për talentin e saj dhe bukurinë, por edhe për stilin unik. Por gjithsesi e gjithë kjo bukuri e shije ka edhe gjenezën, e këtë siç duket e ka trashëguar nga nëna e saj, Vera.


Vera është goxha aktive në rrjetet sociale, ajo së fundmi ka postuar një fotografi në rrjetin e saj social Instagram, ku shfaqet në stil klasik, por e kombinuar me atë modern. Ndërsa ka treguar që këmishën që e ka veshur, e ka ruajtur me vite të tëra.


“Kjo këmishë është e blerë në Hong Kong para se të martohesha. Dhe ende vazhdoj ta vesh duke e integruar me tendenca dhe stile të ndryshme..”, ka shkruar Vera përbri kësaj fotografie./Indeksonline/