09:43 / E Diele, 23 Shtator 2018 / indeksADMonline

Josa: Nuk do të thotë gjë që Drita është në këtë gjendje

Prishtina do ta zhvillojë një ndeshje tejet të vështirë sot përballë Dritës në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja do të zhvillohet në Gjilan, teksa ishte Drita që Prishtinës ia mohoi titullin e kampionit sezonin e kaluar dhe muajin e kaluar Superkupën e Kosovës në futboll.

Dhe tani, trajneri i Prishtinës, Mirel Josa ka paralajmëruar futbollistët e tij duke thënë se ata duhet të bëjnë kujdes sot, transmeton IndeksOnline.

“Ne konsiderojmë ndeshjen lojë më lojë dhe si për ne, ashtu edhe për Dritën, është lojë trepikëshi që t’i shërbej çdo skuadre për objektivat që ka. Nuk do të thotë gjë që Drita është në këto pozita, përbërjen e futbollistëve e ka dhe mund të themi që e kishte edhe pas Superkupës”.

Java VI: Drita – Prishtina

”Por, në një skuadër gjërat mund të prishen shumë shpejtë dhe mund të rregullohen shumë shpejtë. Këtë nuk e them për skuadrën e Dritës, sepse nuk i di problemet e saj, por për të gjitha skuadrat në përgjithësi”.

”Është shumë zor të rregullohen gjërat, por shumë thjesht mund të prishen. Kështu që çdo skuadër duhet me pasur kujdes dhe edhe ne duhet të kemi kujdes, sepse nuk do të thotë që me një fitore u stabilizuan të gjitha gjërat, u stabilizuan të gjitha problemet”.

”Kur them problemet, nuk flas për probleme tjera përveç problemeve tekniko-taktike ose gjendjes fizike të lojtarëve”, ka thënë Josa i cili Prishtinës do t’i prijë në përballjen e tij të katërt, por ende pa e fituar asnjë ndeshje, duke luajtur për pikë në Gjilan 0:0, si dhe në ndeshjen e fundit ku megjithëse 60 minuta kishte luajtur pa një lojtar nuk ishte mposhtur (0:0) dhe për Superkupë ku pas një pjesëtoje të parë për mbamendje, pësoi nga dy momente të mira gjilanasve (2:1)./IndeksOnline/

Gauthier Mankenda