11:04 / E Mërkurë, 04 Tetor 2017 / indeksADMonline

Julia Roberts “e terrorizuar” nga i shoqi

Ajo është një nga aktoret me të njohura në industrinë e filmit, dhe fama e saj arriti kulmin me filmin “Pretty Woman” në vitin 1990.

Por duke i hedhur një sy karrierës së saj të gjatë, Julia Roberts pranon se ka qënë “pak shejtane egoiste”. Filmi i parë për Julia Roberts ka qënë në moshën 21-vjeçare, njofton tch.

Duke folur për Harper’s Bazaar, aktorja e cila mbush 50 vjeç muajin që vjen, pranon se në rini prioritet ka qënë vetja e saj, por ka ndryshuar që kur u njoh me bashkëshortin e saj Daniel Moder.

Me shaka ajo thotë se puna e tyre së bashku ka qënë një ‘terror’ për të.