12:03 / E Shtunë, 29 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kaq emocionuese, Sara Hoxha veshur me fustanin e bardh dhe me djalin afër!  

Sara Hoxha është njëra nga personazhet publike që këtë vit u dha fund beqarisë, duke u martuar me prezantuesin e njohur, Ledion Liço.

Kurse tashmë ka filluar edhe publikimi i fotografive të dasmës, ku në të fundit e shohim Sarën së bashku me të birin e saj, London.

“Mami dhe dondon” ka shkruar Sara në këto imazhe.

Kjo fotografi është emocionuese për vet faktin që i vogli, London ka pasur mundësinë që të jetë i pranishëm në dasmën e prindërve.

 

Të paktë, shumë fëmijë nuk e kanë pasur këtë fat të shohin prindërit e tyre të lumtur duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë./Indeksonline/