22:44 / E Premte, 14 Shtator 2018 / indeksADMonline

Sara Hoxha publikon imazhet e para nga dasma super luksoze

Sara Hoxha ka publikuar imazhet e reja nga dasma e saj super luksoze e mbajtur para një muaji.

Këtë e ka bërë përmes llogarisë së saj në “Instagram”, ku shihet pamja magjepsëse e dasmës dhe të ftuarve në kohën e kurorëzimit.

“Më 11 gusht, pata dasmën e ëndrrave duke iu falënderuar të gjithë njerëzve që e ndihmuan organizimin  e saj” ka shkruar ajo duke i falënderuar me rend të gjithë kompanitë dhe personat që e ndihmuan.

Ndryshe, Sara dhe prezantuesi i njohur, Ledion Liço kanë vite që janë në lidhje dhe janë prindër të një djali të quajtur London./Indeksonline/