08:20 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Katër shqiptarët e Zvicrës sonte kërkojnë kualifikimin (Foto)

Kampionati Botëror “Rusi 2018” vazhdon edhe në ditën e sotshme.

Sonte zhvillohen katër super ndeshjet e grupit E dhe F, shkruan IndeksOnline.

Nga ora 16:00, do të zhvillohen dy ndeshje interesante, Korea e Jugut – Gjermania dhe Meksika – Suedia.

Kurse nga ora 20:00, Serbia takohet me Brazilin dhe Zvicra me Kosta Rikën.

Dy grupet priten të jenë tejet interesante, derisa Zvicra me katër shqiptarët kërkojnë kualifikimin tutje./IndeksOnline/