19:58 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Këngëtarja i jep fund “lidhjes” me deputetin shqiptar

Deputeti i partisë ‘Nisma’ në Kosovë, Haxhi Shala u bë pjesë e një skandali që përfshiu mediat në Kosovë dhe jo vetëm, kur një vajzë e quajtur Angelina, që thoshte se ishte këngëtare, postoi foto intime me të dhe e konsideronte të dashur.

Deputeti i martuar dhe me dy fëmijë reagoi menjëherë pas fotove të shpërndara në rrjet dhe mohoi të ketë një lidhje me të. Ai tha se nuk e njeh dhe ato mund të jenë foto elektorale.

Nuk dimë nëse Angelina ka hequr dorë nga deputeti, por me anë të një statusi në Instagram ajo thotë: “Ndoshta dhemb shumë, por fundit i them fund”.