20:59 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Keni harruar se Labi e ka një motër, ja si shkëlqeu ajo në dasmë (Foto)

Agnesa Gashi-Bajrami është motra e moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labi. Agnesa dikur punonte përkrah Labit në “Rtv 21”.

Ajo merrej edhe me modelim, bënte foto, të cilat edhe botoheshin në revista e gazeta.

Pra, imazhi i saj ishte mjaftë publik. Ka kohë që Agnesa e ka braktisur botën e modës, madje edhe punën në televizion. Sot, është nënë e lumtur e dy djemve, të cilët janë dashuria e saj e madhe, shkruan Kosovarja.

Në dasmën e vëllait, Agnesa ka shkëlqyer plotësisht. Ajo u ka bërë konkurrencë të denjë të gjitha të ftuarave, e edhe këngëtareve më të njohura të estradës që ishin aty.