Kështu u vlerësua paraqitja e Berishës, Durmishit e Strakoshës përballë Marseilles
Lazio e ka siguruar kualifikimin në rrethin tjetër të Europa Leagues.
Skuadra nga kryeqyteti i Italisë e ka mposhtur Marseillen në ”Stadio Olimpico” me rezultat, 2-1.
Golat për vendasit i shënuan Parolo dhe Correa, teksa për mysafirët shënoi Thauvin, transmeton IndeksOnline.
Në këtë ndeshje, Simeone Inzaghi ia besoi vendin e titullarëve tre futbollistëve shqiptar – Valon Berisha, Riza Durmishi dhe Thomas Strakosha.
Të tre futbollistët bën paraqitje solide, teksa Durmishi e Strakosha u paraqitën 90 minuta, ndërsa Berisha u largua 20 minuta para përfundimit të ndeshjes.
WhoScored i ka vlerësuar paraqitjen e të dyja skuadrave kështu:/IndeksOnline/