14:00 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Këto dy vogëlushe sot janë ndër shqiptaret më të njohura në botë

Rita Ora di të jetë shumë aktive në rrjetet sociale, e sidomos kur uron familjarët e saj për festa.

E radhën sot e ka motra e saj, Elena e cila sot feston ditëlindjen e saj, transmeton Indeksonline.

Rita këtë ditë ia ka uruar me imazhe shumë të ëmbla nga fëmijëria e të dy motrave, të cilat janë të pandashme edhe sot.

Rita i ka uruar Elenës çdo të mirë dhe ka treguar sa shumë e do, kurse imazhet e publikuar do të ju shkrijnë.

Rikujtojmë që me famën e Ritës edhe vet Elena është bërë shumë e njohur, duke u shndërruar në motrat shqiptare më të komentuara në botë./Indeksonline/