15:59 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Këto janë makinat më të shtrenjta për t’i siguruar

Sigurimi i makinave premium janë pjesë e rëndësishme për cdo blerës të ri. Sigurimi i automjeteve është norma që një pronar paguan për të aktivizuar një kontratë sigurimi që i mbron ata nga aksidentet, dëmtimet, vjedhjet e automjetit dhe incidentet tjera.

Faqja për sigurime Insure.com krahasoi normat e sigurimit të makinave në më shumë se 3,600 modele në 50 shtete, për të gjetur se cilat makina janë më të shtrenjta dhe më pak të kushtueshme për t’i siguruar, transmeton IndeksOnline.

Studimi përfshinte përdorimin e kuotave nga gjashtë kompani të ndryshme të sigurimeve dhe mesataren e këtyre numrave për të marrë një rezultat të plotë.

Makinat më të shtrenjta për të siguruar janë modelet Mercedes-Benz. Makinat Mercedes-Benz morën tre vendet e para në listën “më të shtrenjtë”.

Kontribuuesi kryesor në normën e tyre të lartë të sigurimeve është fakti se këto janë makina luksoze në fund të fundit që mbajnë një mori karakteristikash që shpesh janë të vështira për t’u riparuar pas një aksidenti.

Përveç të qënit luksoz, një tipar tjetër që mund të bëjë një model makine të shtrenjtë për t’u siguruar është nëse nuk ka çati. Katër makina kabriolet janë në listë.

20. BMW 750l: cmimi mestar $3,222

19. Jaguar F-Type SVR: $3,2229

18. Dodge Challenger SRT Demon: $3,299

17. Mercedes S560: $3,310

16. Audi RS7 Quattro Performance: $3,330

15. BMW Alpina B6 XDrive Grand CP: $3,351

14. Mercedes SL63 AMG: $3,369

13. Tesla Model X P100D: $3,370

12. Mercedes Mayback S560: $3,373

11. Audi R8: $3,421

10. Mercedes-Benz AMG GT S: $3,430

9. Mercedes SL65 AMG: $3,449

8. Nissan GTR Nismo: $3,458

7. BMW I8: $3,460

6. BMW Alpina B7 XDrive: $3,465

5. BMW M6 Gran Coupe: $3,493

4. Porsche Panamera S: $3,545

3. Mercedes Maybach S650: $3,558

2. Mercedes S63 AMG: $3,670

1. Mercedes S65 AMG: $3,890