18:06 / E Shtunë, 03 Nëntor 2018 / indeksADMonline

KF Ballkani: S’mundemi me luftu kundër krimit të referëve

Feronikeli ka shënuar fitore minimale ndaj Ballkanit, me rezultat 1-0.

Një gol i Kastriot Rexhës i dha fitoren e tretë radhazi në kampionat skuadrës nga Drenasi që falë suksesit ndaj Ballkanit u ngjit në kuotën e 32 pikëve.

Mirëpo, si rrallë që kritikohen gjyqtarët pas ndeshjeve, edhe kësaj ka pasur reagime.

Njëri nga lojtarët e Ballkanit ka mbetur me pasoja pas ndeshjës dhe për cudi gjyqtari i ndeshjës nuk ka ndëshkuar as me karton të verdhë ndërhyrjen e kundërshtarit, në këtë rast Yll Hoxha.

“Lojtari i Feronikelit Yll Hoxha i hyn karate edhe smerr as kartonin e verdhë.Bile të pakten të kesh ndjenja o Dardan ! Po na detyrojnë t’i bojkotojë edhe lojët , smundemi me luftu me krimin referëve”, thuhet në reagimin e klubit Ballkani në Facebook. /IndeksOnline/