11:40 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Khabib: Kur Zoti është me ju, askush nuk mund t’ju mposhtë juve

Khabib Nurmagomedov ka arritur një fitore historike sot ndaj Conor McGregor.

Dueli i zhvilluar në Las Vegas i takoi mundësit rus përballë irlandezit në T-Mobile Arena.

Nurmagomedov triumfoi në raundin e katërt duke e shtrënguar McGregorin në fytë, ku ky i fundit u detyrua të japë dorëheqje, transmeton IndeksOnline.

Dhe tani, Nurmagomedov i është drejtuar rrjeteve sociale pas fitores, duke falënderuar Zotin si dhe tifozët për mbështetjen.

”Kur Allahu është me ju, askush nuk mund t’ju mposhtë juve, askush. Faleminderit shumë për mbështetjen”, shkroi Nurmagomedov në rrjetet sociale.

Kujtojmë se kjo ishte fitorja e 27-të e Nurmagomedov në 27 takime sa ka zhvilluar deri më tani./IndeksOnline/