15:09 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Kinë, boom i industrisë së robotëve

Industria kineze e robotëve regjistroi një zhvillim të qëndrueshëm në vitin 2017, vit kur u hapën rreth 1686 kompani robotike.

Në Samitin e 5-të të Robotëve të Kinës, u publikua një raport ku thuhet se numri i kompanive kineze në këtë industri është mbi 6500.

Këto kompani ndodhen kryesisht në rajonin Beijing-Tianjin-Hebei, deltën e lumit Jance dhe në deltën e lumit Perlë.

Në vitin 2017, vëllimi i shitjes së robotëve industrialë të Kinës arriti 4.2 miliardë dollarë amerikanë, një rritje vjetore prej 24%.

Në vitin 2017, tregu global industrisë së robotëve kapi vlerën e 23 miliardë dollarëve amerikanë. (Xu Guang)

Temat: